A po tërhiqet Isa Mustafa nga gara për kryetar të LDK-së?

Siç duket Isa Mustafa ka vendosur të tërhiqet nga gara për Kryetar të LDK-së.

Sipas burimeve, Mustafa është deklaruar para kryetarëve të Degëve se nuk do të jetë kandidat për kryetar të partisë.

Burime të afërta me liderin aktual të LDK-së, kanë thënë për Ballkani.info se në mbledhjen e së enjtes të kryesisë është diskutuar rreth mos kandidimit të Mustafës për kryetar të partisë.

Nuk dihet ende nëse Mustafa do t’i qëndrojë prapa deklaratave të tij, ndërsa deri më tani nuk ka asgjë zyrtare nga kreu i LDK-së. /Ballkani.info

loading…