“A po të ngojnë”, Rifat Jashari pyet komandantin e FSK-së

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas homazheve në Kompleksin Memorial në Prekaz, kanë qenë për vizitë edhe në familjen Jashari.

I zoti i shtëpisë, Rifat Jashari, iu ka uruar mirëseardhje kabinetit qeveritar si dhe përfaqësuesve të Kuvendit të Kosovës. Jashari i falënderoi të gjithë për vizitën duke iu dëshiruar punë të mirë të vendit.

E kur erdhi radha për të përshëndetur Komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Raha, Jashari e ka pyetur me shaka nëse po ia dëgjojnë fjalën.

“Gjeneral, a po të ngojnë”, pyeti Jashari, ndërsa me buzëqeshje Rama i ka kthyer përgjigje: “Po, po mirë”.

Më pas fjala i është dhënë kryetares së Kuvendit të Kosovës, mirëpo mediat nuk janë lejuar të qëndrojnë më tepër.

<iframe width="727" height="675" src="https://www.youtube.com/embed/GMBRmdeIhvI" frameborder="0" allow="accelerometer; autoplay; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture" allowfullscreen></iframe>