“A po të duket kjo bazë ushtarake?”, shpërthen në intervistë Klitschko

Vitali Klitschko ish kampioni i botës në boks dhe njëherësh edhe kryebashkiaku i Kievit po vazhdon të ndihmojë në veprime ushtarake për të mbrojtur kryeqytetin nga sulmi rus.

Së fundmi në një intervistë të dhënë në terren për mediat e huaja, Klitschko reagon me të drejtë ashpër ndaj një pyetje të gazetarit për sulmet ruse.

Teksa po tregonte për situatën aktuale në Kiev, një nga gazetarët i thotë se “Rusia po godet vetëm objektiva ushtarake”, menjëherë ish kampioni i boksit ndalon duke parë në mënyrë të çuditshme gazetarin e më pas shpërthen.

“Budallallëqe, më falni. Të duken këto objektiva ushtarake? Ku janë objektivat ushtarake?”, me Klitschko që tregon pallatet e goditura nga predhat ruse.

Videoja është bërë virale me reagimin e tij ndaj gazetarit.