A po shiten votat? VIDEO

Në uebfaqen Merr-Jep, ku bëhet tregti me të mira materiale, ditëve të fundit janë paraqitur oferta për një mall të pazakontë.

Persona që e fshehin identitetin ofrojnë t’i shesin votat e tyre për zgjedhjet e parakohshme që mbahen më 6 tetor. Këtë e bëjnë me çmime që kapin shifrën deri 150 euro.

Klan Kosova kontaktoi disa nga personat që i bënë këto shpallje, por ata thanë se tjetërkush i keqëpërdori të dhënat e tyre.

loading…