A po paralajmëron Kadri Veseli koalicion me Vetëvendosjen pas kësaj deklarate

Vijat e kuqe mes partive politike kosovare nuk do të ekzistojnë më, madje as nga Lëvizja Vetëvendosje për Partinë Demokratike e Kosovës e për partitë e tjera që ishin në pushtet.

Prishja e ‘koalicionit të shpresës’ vetëm pas 50 ditëve në Qeveri, ka bërë që Vetëvendosje të heq tani të gjitha vijat e kuqe dhe paragjykimet për partitë e tjera kosovare.

Numri dy në Vetëvendosje i cili tani është shef në detyrë i diplomacisë së Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se Vetëvendosje nuk do të ketë më vija të kuqe, pro do të bashkëpunon me partitë dhe në rast formimi të qeverisë së re në të ardhmen do të kërkon nga partitë vetëm të sjellin ministra dhe emra që nuk janë të korruptuar dhe me afera kriminale.

E pas kësaj ka folur kryetari i PDK’së, Kadri Veseli, i cili ka thënë se partia e tij nuk ka asnjë vijë të kuqe me asnjë parti politike, madje as me Vetëvendosjen, shkruan Gazeta Metro.

Veseli ka thënë se vijat e kuqe e kanë dëmtuar Kosovën dhe është mirë të largohen nga të gjitha partitë.

“Nuk kam vija të kuqe me asnjë parti e cila zgjidhet nga qytetarët. Nuk e them këtë sot. Vijat e kuqe e kanë dëmtuar Kosovën”, është shprehur ai dje, transmeton Gazeta Metro.

Kjo deklaratë e Veselit dje në Rubikon të Klanit ka bërë që shumë komentues në rrjetet sociale dhe përkrahës të dy partive kanë bërë të flasin se një koalicion VV-PDK mund të realizohet në të ardhmen.

Po ashtu marrëdhëniet mes VV-LDK janë prishur tani dhe se zyrtarët e VV’së kanë deklaruar se nuk do të ketë më bashkëpunim me LDK’në.

Kujtojmë se Qeveri Kurti është rrëzuar me 82 vota nga pushteti, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar mocionin e mosbesimit të përgatitur nga Lidhja Demokratike e Kosovës.