A po paralajmëron Arben Vitia mbylljen totale të Kosovës në paraqitjen e fundit?

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në konferencën për media nga aeroporti “Adem Jashari”, ku erdhën vaksinat e para tha se janë duke shqyrtuar situatën me Covid19 në Kosovë.

Ai tha se do të marrin masat e duhura për të ulur rastet pozitive në Kosovë, shkruan Ballkani.info.

“Duhet respektim rigoroz i masave, me çrast duhet të ruajmë njëri-tjetrin, unë do të punoj që të mundësojmë luftim të denjë ndaj Covid19, e me përkushtimin tuaj qytetarë të dashur do të mundohemi që ta kalojmë dhe t’i vije fundi kësaj pandemie”, tha Vitia./Ballkani.info/