Dialog

A po kërkon Mustafa të përjashtohet Ahmeti përmes riformatimit radikal të dialogut?

Lideri i LDK’së, ka nisur të japë përsëri deklarata me shumë kuptime kur po deklarohet për dialogun Disa ditë pasi kërkoi gjithpërfshirje në këtë proces tash po thotë se dialogu duhet të riformatohet. Kërkesa e tij është që LDK të mos mbetet në bisht.

Lideri i LDK’së, Isa Mustafa disa herë ka thënë se Shpend Ahmeti s’mund t’i prijë dialogut me Serbinë për faktin se s’i ka as tre për qind të përkrahjes popullore.

Thash, ish-Shefi i Qeverisë ka rritur kërkesat në drejtim të Qeverisë. Po kërkon të riformatohet dialogu. Nuk e ka sqaruar nëse po kërkon saktësisht largimin e Ahmetit nga pozita udhëheqëse në bisedimet me Serbinë.

“Duhet të ketë riformatim të dialogut, nuk mund të ketë dialog nëse nuk ka gjithë përfshirje, ose nuk ka transparencë ndaj subjekteve kryesore politike brenda vendit, kështu si është, unë dyshoj se dialogu do të jetë i suksesshëm”, ka thënë Mustafa për RTK.

Sipas tij riformatimi i dialogut duhet të bëhet përmes zgjedhjeve të reja, ose përmes një organizmi radikal, që do të thotë një përfaqësim krejt tjetër në procesin e dialogut.

“Ne për atë mund të japim propozimet tona, edhe idetë tona, por kështu si është që do të thotë që ne të jemi “bishti’, nuk do të bëhemi pjesë”, tha ai.

Para disa ditësh, Kryetari i LDK’së ka tha se askush s’mund të përjashtohet nga dialogu me asnjë arsyetim. Por, më vonë doli e tha se LDK’së s’i bashkohet këtij procesi.

“Në këto procese nuk mund të përjashtohet askush, sepse nuk ka parti dhe njeri që nuk e do Kosovën dhe shtetin e Kosovës, por çdokush e do sipas mënyrës së vet dhe me kutin e vet”, ka shtuar ai.