Deputeti kontravers i Nismës për Kosovë, Milaim Zeka, ka një kohë që i ka ngrirë raportet me partinë, duke dalë kundër Jakup Krasniqit dhe Bilall Sherifit.

Ai ka thënë se nuk ka qenë në zyrat e partisë që më shumë se tetë muaj, ndërkaq e ka akuzuar rëndë kryetarin e Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi për punësime familjare nëpër institucionet.

Ndërkohë, ai sot ai është nën shoqërinë e deputetit të AAK-së, Daut Haradinaj.

Haradinaj dhe Zeka janë përshendetur përzërmërisht, duke i shtuar dilemat nesër Zeka do të kalojë në AAK? /Ballkani.info/