Policia e Kosovës, është institucioni i cili e mban primatin për besueshmëri nga qytetarët e Republikës së Kosovës, raporton Ballkani.info

Kjo organizatë ndër të tjera është e thirrur të mbajë rendin dhe qetësinë publike.

Mirëpo, gjatë ditës së sotme zëdhënësi i Prokurorisë Speciale, Ekrem Lutfiu, përmes profilit të tij Facebook, ka shkruar me shqetësim në drejtim të Policisë së Kosovës, duke bërë të ditur që ka më shumë se një orë kur vetura me llogo të Policisë se Kosovës ka zënë hyrjen e garazhës.

Bëhet fjalë për njëri nga objektet, në Fushë Kosovë./Ballkani.info/

Në vazhdim ju sjellim postimin e plotë: