A po fillon “sezona e ndarjeve” së çifteve të showbizit shqiptar?

Fundi i kësaj jave solli disa lajme që “tronditën” publikun dhe mediat rozë.

Të enjten në media u përfol për ndarjen në mes të çiftit Blero dhe Afrona, shkruan lajmi.net.

E njëri nga detajet që ngriti këtë dyshim ishte fshirja e të gjitha fotove të përbashkëta nga ana e dyshes.

Mirëpo ende nuk ka ndonjë reagim as nga Blero dhe as nga Afrora.

E përveç Bleros e Afrorës duket se edhe një marrëdhënie tjetër e dështuar e një çifti të showbizit u bë publike.

Dje në media u raportua edhe për ndarjen e rep-artistit Onat dhe të dashurës së tij.

As nga ana e Onatit nuk kishte ndonjë reagim deri më tani.

Se a do i rregullojnë këto çifte marrëdhëniet e tyre apo çdo gjë ka marrë fund mbetët të shihet ditëve në vijmë, megjithatë ne do ju mbajmë të informuar në çdo kohë për çdo të re.