A po e fut Dodiku në konflikt Vuçiçin me Gjermaninë?

Këtë të premte, për të dytën herë me radhë, anëtari serb i Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik refuzoi të votojë ambasadorin e ri gjerman në BeH, Tomas Fisehen, kështu duke e intesifikuar konfliktin personal me Berlinin, shkruan gazeta kroate Veçernji List.

Dodik në seancën e jashtëzakonshme të presidencës trepalëashe të Bosnje përsëri votoi kundër emërimit të ambasadorit, derisa anëtari boshnjak i presidencës, Shefik Xhaferoviç dhe ai kroat Zheljko Komshiç votuan pro.

Gazeta kroate rikujton se Dodik njëjtë veproi edhe në 24 gusht, kur në agjendën e presidencës së BeH-së ishte emërimi i ambasadorit të ri gjerman, për çka Dodik ishte shprehur se ai ka për qëllim “të na vendos shpatën dhe të pres kokat e serbëve”.

Për ta emëruar atë, Milorad Dodik ka kërkuar anulimin e rezolutës së Bundestagut të miratuar rreth situatës në Bosnje-Hercegovinë.

Në atë rezolut, Milorad Dodik përcaktohet si rreziku kryesor i stabilitetit dhe integritetit territorial të Bosnje-Hercegovinës, “për shkak të promovimeve të tij të vazhdueshme të politikave secesioniste dhe bllokadat ndaj autoriteteve të BeH-së”.