A po bënë thirrje kryediplomati i Kosovës për revolta qytetare

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka thënë që vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të shkaktojë revoltë qytetare.

Konjufca po thotë se qëndrimi i Lëvizjes Vetëvendosje do të jetë se kjo shkakton revolta qytetare, ai po flet në emër të popoullit dhe votuesve tjera partive duke thënë se kjo shkakton pakënaqësisë tek qytetaret.

“Qëndrimi i Lëvizjes Vetëvendosje do të jetë se kjo do të shkakton revoltë qytetare, revolta qytetare vjen prej pakënaqësisë së natyrshme që nuk ka me pas kuptim në Kosovë dhe tash e tutje krijohet një sistem politik në të cilin nëse nuk i ke fitu 51% të votave, atëherë nuk ke fitu asnjë votë”, tha Konjufca në Klan Kosova.

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese ka vendosur që t’i japë të drejtë presidentit Hashim Thaçi rreth dekretit për mandatarin e Qeverisë.

Kushtetuesja vlerësoi se presidenti ka vepruar në përputhshmëri me nenin 82, paragrafi 2, të Kushtetutës me rastin e mandatimit të Avdullah Hotit për kryeministër nga LDK’ja.

Qeveria Hoti do votohet para ditës së hënë dhe kryeministër pritet të jetë Avdullah Hoti.