A po bën thirrje për gjakderdhje Glauk Konjufca, përmend përplasje!

Glauk Konjufca, ministër në detyrë i Punëve të Jashtme dhe nënkryetar i Vetëvendosjes, sonte ka paralajmëruar përplasje nëse votohet qeveria e re.

Sipas tij, qytetarët do të protestojnë dhe këtë do ta organizoj Lëvizja Vetëvendosje.

“Jam i bindur që do të çojë në përplasje. Evitimi i përplasjes është nënshtrim”, ka thënë ai në t7, transmeton Ballkani.info.

Me këtë deklaratë, shtrohet pyetja nëse Konjufca po bën thirrje për gjakderdhje? /Ballkani.info/