A po bëhet pjesë e “Për’puthen” edhe ish e fejuara e Rinianit?

Që në fillim kur kishte hyrë Rinian Leka, shumë faqe në rrjete sociale kishin postuar fotografi të tij me ish të fejuarën.

E që në “Për’puthen Prime”, vet Riniani tregoi që kanë qenë të fejuar dhe se lidhja tyre nuk ka shkuar ashtu si kanë dashur dhe se tani janë të shkurorëzuar.

Gjatë kësaj jave në emision nga një video-lidhje, ish e fejuara, Marsela u përball me Rinianin dhe u sqarua me të, kujtojmë që ajo ishtë me origjinë Ruse dhe se bashku kishin jetuar në Itali.

Ajo u ftua që të jetë prezent në “Për’puthen”, dhe disa video qarkulluan gjatë ditës së djeshme, ku u pa e shoqëruar me Ervisin, dhe sipas ndjekësve në rrjete sociale ajo pritet të jetë në Prime të dielën.

Por, nuk dihet se a do të jetë e ftuar si mysafire apo do të jetë konkurrente, gjithashtu në Prime do të jenë edhe çifti Tea – Beart.