A përfundon këtu karriera politike e Haxhi Hotit? Nisma e përjashton nga anëtarësia

Haxhi Hoti është një personazh nga Rahoveci. U bë i famshëm para pak muajve kur kërcënoi me vrasje Kryeministrin Albin Kurti, kur ishte vetëm pretendent, në muajin dhjetor. Kjo e çoi në burg për disa muaj. Kurti kërkoi lirimin e tij për Vitin e Ri.

Para disa jave, Haxhi Hoti u la i lirë të kthehet në shtëpinë e tij dhe jetës në Rahovec. Por ky politikan lokal, anëtar i Nismës për Kosovën, tha se diaspora nuk ka të drejtë të votojë fare në zgjedhjet në Kosovë”.

Kjo ka bërë që partia, me saktë Dega e Nismës ta përjashtojë atë për këto qëndrime.

Duket se ky është edhe fundi i karrierës politike të këtij personazhi kontrovers. Apo të paktën të besojmë se do të ndryshojë, duke marrë mësim nga këto./Reporteri