Ballkani.info të dielën dhe sot ka pranuar disa informacione se në Bashkësinë Islame të Pejës ka pasur një mosmarrëveshje në mes të kryeimamit të Pejës, Enes Goga dhe Musli Arifaj.
Sipas këtyre informacioneve ky konflikt ka ndodhur në xhaminë ku shërben Musli Arifaj, dhe se konflikti ka filluar për shkak të problemve të disa parregullësive që kanë ndodhur në këtë xhami ku shërben Arifaj.
Në bazë të këtyre informacioneve ka pasur edhe përleshje ku janë përplasur dhe thyer disa dyer të objektit, shkruan Ballkani.info.
Mirëpo, një gjë e tillë është hedhur poshtë kategorikisht nga kryeimami i Pejës, Enes Goga.
Ai për Ballkani.info tha se kjo gjë nuk është aspak e vërtetë dhe se raporti ndërmjet tij dhe Hoxhës Musli Arifaj janë shumë të mira.
Sipas tij asnjëherë nuk ka ndodhur të ketë pasur ndonjë konflikt.
“Tani jam afër me hoxhën Arifaj dhe nuk janë të vërteta ato që janë thënë. Raporti im me Arifajn është shumë i mirë dhe nuk po e di për çfarë konflikti po bëhet fjalë pasi që asnjëherë nuk kam pasur ndonjë konflikt”, ka thënë Gogaj. /Ballkani.info/







