“A nuk gjete dikujt tjetër po bash dajës tim me ia bo qashtu a?”, sulmohet fizikisht drejtori i Urbanizimit në Gjakovë

Drejtori i Urbanizimit në Gjakovë është sulmuar sot fizikisht nga një person në një lokal.

Në deklaratën e tij në Polici, ai tha se personi iu kishte drejtuar duke i thënë “A nuk gjete dikujt tjetër po bash dajës tim me ia bo qashtu a?”.

Pas kësaj, ai thotë se u godit nga ai, duke i shkaktuar lëndime në hundë dhe duke ia thyer syzet.

Lajmin për Express e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj.

“ Datë 03.04.2021 rreth orës 15:30, viktima e lartëcekur ( drejtor i urbanizmit ne KK Gjakovë ) është paraqitur ne St.Policor dhe i njejti ka deklaruar se derisa ishte ne një lokal aty kishte shkuar një person dhe i iu kishte drejtuar atij me fjalët “A nuk gjete dikujt tjetër po bash dajës tim me ja bo qashtu a” dhe pas këtyre fjalëve i njejti e kishte goditur me boks viktimën duke i shkaktuar lëndime ne hunde dhe ia kishte thyer syzet.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor . Sipas viktimës deri te konflikti kishte ardhur për shkak te një toke ku i dyshuari pretendon se e njëjta është e dajës se tij dhe kërkon nga viktima qe te mos ia jap dikujt tjetër për ndërtim. I dyshuari është kërkuar mirëpo i njëjti nuk është hasur. Ne lidhje me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar. Rasti nen hetime”, tha Gjurkaj.