A mund t’i gjendet një vend pune kësaj nënë me 3 fëmijë, pa shtëpi dhe me fakultet?

Një nënë me tre fëmijë dhe e papunë, i është drejtuar sot për ndihmë publicistin dhe gazetarit të njohur, Adriatik Kelmendi.

“Kjo qytetare më ka shkruar privat, duke kërkuar t’i ndihmoj për të gjetur punë. Thotë ta ketë të përfunduar Historinë në Fakultetin Filozofik, ka 3 fëmijë, nuk ka shtëpi dhe jetojnë vetëm me asistencë sociale”, ka shkruar Kelmendi.

Ajo është nga Vushtrria, shkruan Ballkani.info.

Sipas tij, në vlugun e punësimeve të familjarëve e militantëve, ndoshta munden politikanët në pushtet t’i gjejnë edhe kësaj një vend pune.

“Nëse doni ta punësoni, ju lutem më shkruani në inbox dhe do të iu jap emrin, meqë nuk kam marrë leje nga ajo për publikim. Por thellësisht besoj se e tëra që i intereson është që edhe ajo me bashkëshortin dhe fëmijët të kenë të siguruar bukën në sofër!”, ka shkruar ai në fund. /Ballkani.info/