A mund të shtyhet votimi i nesërm për Kosovën në Interpol?

Sot në Dubai ka qenë një ditë me plot lobime si nga Kosova ashtu edhe nga Serbia, në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Interpol.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka pasur një ditë të ngjeshur duke zhvilluar takime me delegacione të ndryshme nga mbarë bota duke iu bërë thirrje të të votojnë pro anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë të sigurisë.

Nesër paradite është paraparë që të futet në rend të ditës votimi për Kosovën, por gazetari i Klan Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se ekziston një mundësi që votimi të mbahet edhe të mërkurën – mundësi kjo ka gjasë shumë më pak të ndodhë.

Në anën tjetër ai ka thënë se edhe Serbia ka qenë e angazhuar me lobim gjatë gjithë ditës, për të penguar anëtarësimin e Kosovës.

Në rast se ky votim shkon në favor të Prishtinës, atëherë Kosova do të bëhet anëtari i 194-të i Interpol.