periodat

A mund të ndryshojnë periodat për shkak të stresit nga COVID-19?

Mund të keni vënë re një ndryshim në periodat tuaja kohët e fundit dhe keni pyetur veten nëse ia vlen të shkoni te mjeku.

Hulumtimet në rritje po tregojnë se stresi për shkak të COVID-19 po prish ciklet e grave.

Kjo gjë shpesh herë po ndodh edhe për shkak të stresit nga vaksina kundër këtij virusi.

Një studim i publikuar këtë javë në “Journal of Ëomen’s”  zbuloi se gjysma e grave amerikane të anketuara thanë që periodat e tyre të zgjateshin dhe të rëndoheshin midis marsit dhe gushtit të vitit 2020, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.

Studiuesit e cilësuan si shkaktar stresin pandemik, duke marrë parasysh që të anketuarit raportuan gjithashtu nivele më të larta të stresit.

Por, ka një sërë arsyesh pse periodat tuaja mund të ndryshojnë në gjatësi, ose të bëhen më të rënda dhe shumë më të dhimbshme.

Ndryshe, studimi i fundit zbuloi gjithashtu se gjysma e grave kishin parë ndryshim në ciklin e tyre menstrual që në bllokimin e parë për shkak të përhapjes së virusit COVID-19.