A mund të anulohet ndërprerja e grevës në Arsim, nëse ka vota kundër nga Këshilli SBASHK-ut?

Ndërprerja e grevës mund edhe të anulohet gjatë ditës së sotme, nëse anëtarët e Këshillit të SBASHKU-ut do të jenë kundër ndrërprerjes së grevës, marrëveshje kjo e arritur nga Kryetari i Sindikatave të Bashkuara të Arsimit Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) Rrahman Jashari, me krerët institucionalë gjatë ditës së sotme.

Për Ballkani.info kryetari i SBASHKU-ut Rrahman Jashari, tha se votat pro ndërpreres së grevës në Arsim i kemi marrë përmes telefonit dhe të gjithë kanë qenë të pajtimit të ndërprehet greva në Arsim.

“Ne do ta mbledhim Këshillin në ora 15.00 dhe në ora 16.30 do të dalim në një konferencë për medial”, shtoi Jashari.

Jashari tha se marrëveshja e arritur sot me krerë instituciona, për ndërprerjen e grevës në Arsim u arritë pasi kryeparlamentari Veseli dhe të tjerët premtuan se do të bëjnë lëvizje të koificienteve.

I pyetur se a mund të ketë kundështime nga anëtarët e Këshillit për ndërprere të grevës Jashari tha se ne telegon të gjithë kanë pohuar se janë pro vendimit për ndërprerje të grevës. /Ballkani.info/