Foto

A mund ta gjeni leopardin e kamufluar në zonën malore?

Leopardi është një prej kafshëve që njihen si “ekspertë” të kamuflimit, siç e dëshmon edhe fotografia e leopardit të fshehur në një zonë malore në Indi.

I njohur si mali i leopardëve, që gjendet në qarkun Pali të Rajasthan, ky vend piktoresk është shtëpia e afro 100 leopardëve që janë ekspertë të kamuflimit, transmeton Telegrafi.

Imazhet e postuar më poshtë janë shkrepur nga fotografi britanik Stuard Benson, i cili kishte arritur ta “kap” macen e madhe të kamufluar me ambientin që e rrethonte.

Ai ka kërkuar nga ndjekësit e tij nëpër rrjete sociale që ta sfidojnë veten, duke arritur ta gjejnë leopardin e kamufluar në natyrë.

Megjithatë për ta bërë një gjë të tillë brenda pak sekondave, duhet përqendrim si dhe sy “shqiponje”. /Telegrafi/