A lidhet obeziteti me kancerin

Në të gjithë botën, bëhet thirrje për ushqyerje të shëndetshme, sepse obeziteti është në rritje.

Ekspertët shëndetësorë thonë se kjo gjë duhet trajtuar, pasi mund të shkaktojë shumë probleme shëndetësore, e një prej tyre është kanceri.

Një studim nga Shoqata Amerikane e Kancerit zbuloi se rreziku i kancerit te njerëzit zakonisht rritet me kalimin e moshës.

Të rinjtë me një rrezik më të lartë të obezitetit mund të përballen me një rrezik edhe më të madh të përballjes me sëmundjen e kancerit, transmeton Klankosova.tv.

Ekspertët shëndetësor thonë se shumë prej kancereve të lidhura me obezitetin ndodhen në organe që janë të ngulitura në yndyrë.

Përveç kësaj, yndyra e tepërt mund të ndikojë në të gjithë trupin duke shkaktuar një efekt sistemik.

Njerëzit me ind dhjamor jofunksional shpesh kanë nivele të ndryshuara të hormoneve, si insulina dhe estrogjeni. Këto ndryshime mund të dëmtojnë ADN-në dhe të çojnë në disa lloje kanceri, duke përfshirë disa organe dhe madje edhe kancere të gjakut, siç është mieloma e shumëfishtë.

E vetmja gjë e mirë është se të paktën një e treta e kancereve të zakonshme janë të parandalueshme./KlanKosova/