A kufizon Instagram shtrirjen e postimeve?

Në muajt e fundit mund të keni dëgjuar që Instagram kufizon shtrirjen e postimeve në platformë.

Disa pretendime thoshin se vetëm 7% e ndjekësve në Instagram shikonin fotot e publikuar.

Ja që nuk është aspak e vërtetë. Instagram i shqetësuar nga këto spekulime postoi në rrjetin social Twitter për të qartësuar situatën.

Rrjeti social tha se nuk ka bërë asnjë ndryshim në algoritëm. Mjafton të shfletoni dhe do të shikoni fotot e të gjithëve.

Por me ata që ndërveproni më pak, normalisht postimet janë më të vështira për tu gjetur gjatë shfletimit.

Platforma shpjegoi se niveli i ndërveprimit dhe numri i profileve që ndiqni janë faktorët kryesorë që përcaktojnë.

Megjithatë ka pasur zëra që kërkojnë rikthimin e rendit kronologjik, por me shumë gjasa nuk do të ndryshojë.