A kthehet Vjosa Osmani në LDK, nëse largohet kryesia?

Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani ka thënë se nuk pret që të ketë ndryshime të kryesisë së LDK-së, pasi është pyetur nëse do të kthehej në partinë e Ibrahim Rugovës.

Osmani tha se kjo nuk do të ndodhë duke thënë se situata brenda LDK-së është e pashpresë.

Megjithatë ajo ka thënë se ka hapësirë për diskutim pasi të largohen.

“Nuk ndodh, besom që nuk ndodh. Shumë pyetje të tilla kam marrë kohëve të fundit. Le të largohen e flasim pastaj. Ata e dinë shumë mirë. Nëse ndodh një ndryshim i tillë, por nuk do të ndodhë, është situatë e pashpresë aty”, tha Osmani në kallxo.