“A ki me ma ditë”, e Besa Morinës, baladë e cila na prek në shpirt edhe zemër

Kënga emocionale me titull “A ki me ma ditë”, me siguri do të pushtojë zemrat e adhuruesve. Fjala është për baladën e re, e cila, përshkohet me një ndjeshmëri të thellë të shumë çifteve të dashuruara, madje edhe beqarët të cilët dikur ëndërronin për po atë dashuri

Dashuria shpesh është një ndjenjë e çuditshme. Ju mund të keni ndjenja ndaj një personi dhe bëni të gjithçka për ta kënaqur atë dhe në shkëmbim nuk merrni atë që dëshironi.

Në thelb dashuria e pamundur së cilës i këndon Besa Morina, është dashuria e njëanshme, ajo “dhurata e hidhur” e vetmisë.

Askush nuk mund ta kalojë lehtë këtë ndjesi, apo në refuzim. Është normale që të ndjesh e trishtuar si dhe e inatosur, por mënyra e duhur për të përballuar këto emocione është nxjerrja e tyre dhe jo mbyllja në vetvete.

Duke i qëndruar besnike stilit të saj të njohur, të cilin me vite e kultivon, Besa Morina, me këtë këngë, do ta surprizojë shumë publikun, para së gjithash, në kuptimin e simbolikës, emocioneve dhe porosisë që do të përcjellë.

“Kjo këngë paraqet diçka vërtet të veçantë në karrierën time të deritashme. Baladat gjithmonë më inspirojnë, mirëpo këngët të cilat në vete bartin emocion aq të fuqishëm, sa që me rastin e çdo dëgjimi sërish gjithmonë në tërësi lëvizin, nuk ndodhin aq shpesh. Kjo këngë vërtet është e tillë. E pasur, e sinqertë, e thellë deri në atë masë sa që ndoshta është edhe e panevojshme të përshkruhet me fjalë. Nga kjo arsye kam dëshiruar ta shoqërojë klipi, shumë simbolik dhe i prekshëm i cili, jam i sigurt, do të përcjellë porosi shumë të rëndësishme.”

Me mesazhin: ”Ia vlen me dasht kur ke kënd të duash dhe për kënd të sakrifikosh”, me përkushtim të lartë, muzikën me tekst të Aida Barakut, e ka bërë Armend Rexhepagiqi, ndërsa orkestrimin, Ardian Kastrati. Xhirimet e këtij klipit atraktiv janë punuar në Kosovë nga Produksioni Videoart.

I gëzohem premierës së këngës dhe klipit dhe reagimeve të publikut – ka thënë Besa me rastin e “dhuratës” së saj të re adhuruesve të muzikës.

Shpresojmë që kjo baladë dashurie të gjejë rrugën deri te zemra e publikut.