A kërkoi Haradinaj të shkojë në Bruksel? Tregon Besnik Tahiri

Zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka mohuar zërat ku thuhet se Ramush Haradinaj ka kërkuar që të jetë vet pjesëmarrës në dialog të etjen në Bruksel.

Tahiri ka thënë se Haradinaj mbetet mbrapa tri qëllimeve të tij në temën e dialogut.

“Nuk është e vërtetë. Ramush Haradinaj nuk ka kërkuar të jetë prezent në Bruksel. Ai ka kërkuar dhe kërkon që të përmbushen tri qëllimet primare në temen e dialogut. Këtë e ka kërkuar edhe në qeverisjen e tij si kryeministër, por edhe sot si partner në qeverisje”, ka thënë Tahiri për Indeksonline.