A keni patent shofer të kategorive C1E dhe CE? Gjermania ka mungesë të rreth 60,000 shoferëve për kamion

Shteti gjerman aktualisht ka mungesë për 45,000 deri 60,000 shoferë të kamionëve, raporton portali Seebiz, duke iu referuar medias gjermane.

Shoqata gjermane e transportuesve të mallrave dhe logjistikës tashmë ka paralajmëruar se raftet e supermarketeve së shpejti do të jenë të zbrazëta dhe kërkon marrjen e masave për ta bërë interesin e shoferit të kamionëve më tërheqës për të rinjtë.Pagat e ulëta dhe kushtet e këqija të punës e kanë bërë këtë biznes të papëlqyeshme dhe pikërisht mungesa e shoferëve të kamionëve do të jetë tema kryesore e Panairit katër-ditor të Transportit dhe Logjistikës që fillon të martën në Munih.

Zëdhënësi i panairit, Stefan Rumel paralajmëroi se çdo vit në Gjermani, 30,000 shoferë kamionësh dalin në pension, dhe se në të njëjtën kohë shoferët e ri janë vetëm gjysma e atij numri.

Më shumë se një e treta e shoferëve në Gjermani janë mbi 55-vjeç dhe vetëm 2.5 për qind janë më të ri se 25-vjeç dhe 40 për qind e shoferëve të kamionëve mund të dalin në pension në 10-15 vjetët e ardhshme. Rumel thotë se në vitin 2030, madje 150 mijë shoferë kamionësh do të mungojnë në Gjermani. Mediat raportojnë se në të njëjtën kohë vëllimi i transportit është rritur dhe se disavantazhi nuk mund të plotësohet nga shoferët nga pjesa lindore e Evropës.

Kategoritë e vozitjes

Në Kosovë patentë shoferi lëshohet për këto kategori dhe nënkategori për drejtimin e mjeteve me veprim motorikë dhe bashkangjitëse të cilat bëjnë pjesë: A1, A, B, C1, C, D1, D, B+E, C1+E, C+E, D1+E, D+E si dhe kategorive T. L. M.

Nënkategoria A1 – Motoçikletat e lehta me vëllim punues që nuk kalon 125 cm3 dhe me fuqi e cila nuk e kalon 11 kf.

Kategoria A – motoçikleta deri 25 kë që nuk tejkalon 0,16 kë/kg.

Kategoria A – e drejta për të drejtuar të gjitha llojet e motoçikletave (pa kufizim të fuqisë) nuk do të ipet derisa shoferi të ketë dy vite përvojë në motoçikletat deri në 25 k f, që nuk tejkalon 0,16 kf/kg “qasja direkt” për Kategorinë A të pakufizuar e mundur për drejtuesit e moshës 21 vjet.

Kategoria B – Mjetet motorike që nuk tejkalojnë masën 3500 kg, që kanë tetë (8) ulëse, përveç ulëses së shoferit,me rimorkio e cila nuk tejkalon 750 kg, apo me rimorkio e cila tejkalon masën 750 kg me kusht që masa maksimale e lejuar e rimorkios nuk tejkalon masën e pangarkuar të mjetit tërhiqet dhe masa maksimale e lejuar e kombinimit nuk tejkalon 3500 kg.

Kategoria B – Mjetet motorike me ndërrues automatik të transmisionit

Nënkategoria B1 – Triçikletat dhe çikletat me katër rrotë me veprim motorik.

Kategoria B+E – Kombinimet që përbëhen nga mjeti tërheqës i kategorisë B, me rimorkio e cila e tejkalon masën 750 kg, që e kalon peshën e zbrazët të mjetit tërheqës dhe masa maksimale e grupit nuk kalon peshën 3500 kg. 91

Nënkategoria C1 – Mjetet motorike mbi 3500 kg dhe deri në 7500 kg dhe me rimorkio e cila nuk tejkalon 750 kg.

Nënkategoria C1+E – Mjetet motorike në kategorinë C1 me rimorkio me masë mbi 750 kg me kusht që masa e lejuar e rimorkios nuk tejkalon masën e pangarkuar të mjetit tërheqës dhe masa maksimale e lejuar e kombinimit nuk tejkalon 12000 kg.

Kategoria C – Mjetet motorike me mbi 3500 kg dhe me rimorkio e cila nuk tejkalon masën 750 kg.

Kategoria C+E – Mjetet motorike me mbi 3500 kg me rimorkio e cila tejkalon masën e rimorkio 750 kg.

Nënkategoria D1 – Minibusët me më shumë se 8 deri në 16 ulëse përveç ulëses së shoferit.

Nënkategoria D1+E – Minibusët me rimorkio me masë më të madhe se 750 kg, me kusht që masa maksimale e lejuar e rimorkios nuk tejkalon masën e pangarkuar të mjetit tërheqës dhe masa maksimale e lejuar e kombinimit nuk tejkalon 12000 kg. Rimorkioja nuk duhet të shfrytëzohet për bartjen e udhëtarëve.

Kategoria D – Autobusët me më shumë se 8 ulëse, përveç ulëses së shoferit, me rimorkio e cila nuk tejkalon masën 750 kg.

Kategoria D+E – Autobusët me më shumë se 8 ulëse, përveç ulëses së shoferit, me rimorkio e cila tejkalon masën 750 kg.

Kategoria T – traktori me rimorkio.

Kategoria M – motokultivatori, çiklomotori, mopedët.

Kategoria L – mjetet e punës.