A kanë qenë Glauku e Aida në SHIK, përgjigjet Xhavit Haliti

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti ka folur për Shërbimin Informativ të Kosovës dhe reagimet e kohëve të fundit se Glauk Konjufca dhe Aida Dërguti kanë qenë pjesë e tij.
Haliti ka thënë se nuk e di nëse Konjufca dhe Dërguti kanë qenë pjesë e SHIK’ut.

“Unë e di qysh funksionon shërbimi. Por, nuk e di nëse ata kanë qenë pjesë e SHIK’ut. Këtë nuk e di”, ka thënë Haliti në Tv Dukagjini.

Debatin për SHIK’un e ka hapur deputeti i PSD’së, Dardan Molliqaj. Ai ka thënë se deputeti i VV’së, Glauk Konjufca ka qenë në këtë Shërbim. E ky i fundit më pas e akuzoi deputeten e PSD’së, Aida Dërgutin.