A ka të drejtë Vjosa Osmani të kandidojë për deputete pasi është u.d e presidentit?

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka treguar nëse mund të kandidojë për deputete Vjosa Osmani e cila aktualisht është ushtruese e detyrës së presidentit.

Hasani thotë se ajo nuk është zgjedhur në këtë pozitë, prandaj nuk ka kurrëfar pengese në këtë drejtim.

“Po, s’ka asnjë pengesë. S’ka asnjë pengesë, sepse e kemi sqaruar në aktgjykimin në rastin Jahjaga’, thotë Hasani në Klan Kosova.

“Ushtruesi i detyrës nuk është i zgjedhur për pasojë nuk ka konflikt sa i përket mbajtjes së dy posteve”, sqaroi ai.

Osmani mund edhe të formojë subjekt të sajin politik.

“Ose edhe me formu subjekt politik, s’ka problem. S’ka asnjë kufizim”, tha Hasani.