Në emisionin ‘Pressing’ është duke u zhvilluar debat politik mes analistëve e opinionstëve.

Një debat të ashpër pati mes Zgjim Hysenit nga PSD-ja dhe aktivistit Rron Gjinovci, të cilët debatuan me zë të ngritur ndaj njëri-tjetrit.

Derisa Hyseni ishte duke folur, Gjinovci thotë se “Albin Kurti është katastrof, është monstrum sipas PSD-së”.

E për këtë reagoi menjëherë Hyseni, i cili thotë se nuk e kupton se pse Gjinovci po ndërhynë, derisa ky i fundit thotë se e etiketoi atë.

“Mendoj që është e pasaktë edhe e pavërtetë me thon që edhe Rugova edhe Demaçi, në kohën e koalicionit LDK-PDK u thojke edhe Adem Jashari edhe Ibrahim Rugova dmth dy rryma politike që figurat e tyre në momente te caktume edhe kanë mujt me bashkëvepru.

Edhe konceptualisht edhe si rryma politike edhe si rryma teorike ato janë të papajtueshme”, thotë Hyseni, derisa u replikua menjëherë nga Gjinovci.

“Kjo sipas pikëpamjes tënde” ia ktheu Gjinovci, ndërsa Hyseni i thotë që ta lejojë atë ta thotë pikëpamjen e tij.

“A ka mundësi me ditë ku e ki problemin?”, i thotë Hyseni-Gjinovcit.

“Ti a ki naj problem me kujtesë a a cka është problem. Nuk të lejojë as ty e as kërkon me’m qit etiketa ktu”, ia kthen Gjinovci derisa thotë se e etiketoi atë, për atë arsye ndërhyri.

“Shyqyr që je Rron”, ia kthen Hyseni.

Ky debat po zhvillohet teksa po diskutohet për veprimtarinë e Adem Demaçit.