Gjykata Speciale

A ka marrë ftesë Haxhi Shala nga Gjykata Speciale? tregon vet deputeti

Gjykata Speciale ka filluar funksionalizimin e saj gjykuese ndaj luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Janë disa emra të njohur që ishin pjesë e UÇK-së që janë ftuar për intervistim nga Gjykata Speciale.

Emri i deputetit të Nismas Socialdemokrate, Haxhi Shalës është lakuar se mund të jetë i ftuar nga Gjykata Speciale për intervistim.

Haxhi Shala i cili tha se momentalisht ndodhet jashtë shtetit, tha për Ballkani.info se nuk ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale.

“Jo nuk kam marrë ftesë”, u përgjigj shkurtimisht, Shala.

Disa komandantë të zonave operative dhe pjesëtarë të UÇK-së tashmë i kanë ftesat për intervistim nga Gjykata Speciale e cila ka filluar funksionimin e saj ekzekutiv ndaj pjesëtarëve të UÇK-së. /Ballkani.info/