A ka kundërshti brenda LVV-së për koalicionin me PDK-në? Flet Albulena Haxhiu

A ka kundërshti brenda LVV-së për koalicionin me PDK-në? Albulena Haxhiu tenton të arsyetohet.

Anëtarja e kryesisë së Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka thënë se ajo dhe Glauk Konjufca nuk i kanë dhënë deklaratat e ndryshme kur kanë folur për koalicionin me PDK-në.

Haxhiu në Facebook ka thënë se ajo dhe Konjufca kanë thënë të njejtën gjë por në mënyra tjera.

“Unë dhe Glauku nuk e kemi kundërshtuar njëri-tjetrin. E kemi thënë të njëjtën gjë, në mënyra tjera. Njëri në përpjekje për të vënë në pah se tash gjendemi në një kontekst të ri politik në të cilin PDK është e parëndësishme që Lëvizja t’i vihet përballë, e që u keqkuptua qëllimisht, e tjetri në gjuhë të thjeshtëzuar për t’ia rikujtuar PDK-së që mbetet po e vjetra”, tha Haxhiu.

“Qeveria e udhëhequr nga Lëvizja VETËVENDSOJE! është e pashmangshme. Ne po punojmë që ta sigurojmë këtë, dhe besojmë në vullnetin e qytetarëve dhe punën e Lëvizjes”, ka thënë Haxhiu.