A ka kryer Armend Zemaj ndërhyrje estetike: Duket ndryshe në paraqitjet e fundit

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj kohëve të fundit po duket ndryshe në paraqitjen e tij.

Gjatë ditës së sotme, Zemaj ishte i ftuar në njërin nga emisionet kosovare për të folur për pandeminë, mirëpo paraqitja e tij i ngjalli edhe më shumë dyshimet se diçka është ndryshe në fytyrën e tij.

Sipas fotografive të krahasuar, nga ai që ishte më herët dhe sot, vihet re një ndërhyrje në pjesën e vëshëve. Duket se Zemaj ka investuar në pamjen e tij, duke bërë ndërhyrje estetike në veshë.

Kjo nuk është vërtetuar dhe i vetmi fakt që e kemi janë fotografitë në të cilat qartë shihet gjithçka.

Ndryshe, Armend Zemaj është deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosvës i cili numëron shumë legjislatura në Kuvendin e Kosovës.