Visar Korenica

A ka ftohje të raporteve me Kurtin?- flet Korenica

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, në një intervistë në FRONTAL ka folur për largimin e tij nga dega e VV-së në Rahovec dhe për raportin me kryetarin e partisë së tij, Albin Kurtin.

Korenica i pyetur nëse ka pasur ftohje raportesh, ka thënë se varet se në çfarë aspekti e shikon, megjithatë pranon se ka mospajtime me Kurtin.“Unë kam folur publikisht për atë rast. Ka qenë dobësi, vendimi që është marrë nga kryesia. A ka pasur ftohje të raporteve. Varet nga çfarë këndvështrimi e sheh. Nga aspekti i bashkëpunimit nuk ka pas ndonjë kërkesë të drejtpërdrejt që me mu refuzu. Përndryshe s’kemi pas ndonjë komunikim të drejtpërdrejt për sa i përket angazhimit, se s’na lidh puna. Raportet janë ashtu qysh kanë qenë, por kemi mospajtime”, ka thënë Korenicë në FRONTAL.

“Unë nuk kam votu për disa ligje që Qeveria i ka sjell. Ka pas ligje që disa deputet tjerë nuk i kanë votu. Aty për çka jemi fut bashkë ka qenë me e luftu krimin dhe korrupsionin, me e rritë punësimin”, ka shtuar tutje ai.