BBVA

“A ka diçka mes jush?” banorët dyshojnë për Ilnisën dhe Meritonin

Është parë dhe është diskutuar shumë qasja që ka pasur Meritoni me disa nga vajzat e shtëpisë, sidomos me Riken dhe Ilnisën.

Meritoni ka shfaqur afrimitet me banoret, duke i përqafuar e puthur vazhdimisht.

Kjo me sa duket ka shfaqur dyshim te banorët e tjerë se a mund të ketë diçka mes Ilnisës dhe Meritonit.

Foto: Big Brother Vip Albania/ YouTube

Jashtë në oborrin e shtëpisë Juli dhe Sara ka pushtuar me pyetje Ilnisën për raportin e saj me Meritonin.

Ilnisa shprehet: “Bëjmë shumë humor, në këtë sens, luajmë tërë kohën.

Sara: “Unë mendoj që ai të ka shumë xhan.”

Ndërsa Ilnisa thotë: “Ai është i vetmi njeri këtu që unë e ndiej më afër nga të gjithë. Edhe Julin e kam, por me Julin kam raport tjetër”.

Ndërsa Meritoni u afrohet banorëve, ata i tregojnë që kanë dyshime për të dhe Ilnisën.

Meritoni e pranoi që janë vetëm shokë të mirë, dhe kuptohen shumë me njëri-tjetrin.