A ka bërë botoks? Rama zbulon sekretin e zhdukjes së rrudhave: Ka një arsye pse lëkura ime shkëlqen…

Kryeministri i vendit, i shoqëruar nga kryebashkiaku Veliaj kanë zhvilluar një takim me vajza e gra në Tiranë ditën e sotme.

Kryeministri e ka nisur në mënyrën më të papritur fjalimin e tij! Kreu i qeverisë, duke iu referuar mediave, tha se lajmi i fundit është se ai ka bërë botoks dhe sipas tij ky është një lajm i mediave që bëjnë botoks sondazheve, fushatës dhe partisë së Lulzim Bashës.

Rama thotë se arsyeja që pse është më i qeshur nuk është botoksi por dielli që ka filluar të shkëlqejë përsëri mbi Shqipërinë dhe dielli që shkëlqen në sytë e qindra qytetarëve që janë vaksinuar.

“Lajmi i fundit është se unë kam bërë botoks, është lajm! Është lajm në mediat që i bëjnë gjithë kohës botoks sondazheve të Lulit dhe fushatës e partisë së Lulit dhe nuk lënë laps pa përdorur për ti shtuar çdo ditë rudha imazhit të Shqipërisë, për t’ia zhgaravitur çdo ditë fytyrën e faqe të këtij vendi. Unë botoks? (qesh) E pse kam bërë botoks? Sepse u jam dukur papritur i qeshur edhe lëkura ime papritur është dukur si lëkura e Fevziut me shkëlqim. Ka një arsye në fakt pse jam pak më i qeshur se ç’isha, nuk jam aq i ngrysur, pse lodhja dhe stresi shihen më pak në fytyrën time, kjo arsye nuk është botoksi, është dielli që ka filluar të shkëlqejë përsëri mbi Shqipërinë, dielli që shkëlqen në sytë e qindra mijëra gjyshërve që marrin vaksinën dhe marrin frymë thellë, që marrin vaksinën dhe vrapojnë të takojnë nipat e mbesat, hapin derën për fëmijët e tyre, që marrin vaksinën dhe kanë rifilluar të gatuajnë për nuset dhe djemtë e tyre pa pasur frikë ti hapin derën. Si nuk e bënka efektin shumë më të mirë se sa të botoksit e gjithë kjo? E bën që ç’ke me atë punë sepse unë nuk jam në këtë detyrë për të bërë sikur, nuk jam për të dalë në tv dhe të jem ai që s’jam, nuk jam për të menduar se si ju dukem të tjerëve kur ngrysem, kur nxehem, apo kur qesh, jam për të qenë deri në fund me mish e shpirt me të gjithë ata që më kanë dhënë këtë detyre dhe natyrisht nëse të gjithë ata janë në stres. Si nuk reflektoka kjo në fytyrën time, është pasqyra e shpirtit dhe natyrisht ka mjeshtra që dinë ta bëjnë fytyrën pasqyrë të boshllëkut të tyre apo që e kanë pasqyrë të boshllëkut të tyre. Kush e ka shpirtin gjallë të angazhuar, kush e ka derë të hapur e të lënë të hyjnë të gjithë ankthet, pasiguritë, e lëre më pastaj kush është në këtë detyrë dhe e ka shpirtin të gatshëm për ti thithur të gjitha këtu, sigurisht që fytyrën e tij e ka pasqyrë të atij stresi dhe lodhje. Si mund të jetë ndryshe?”, u shpreh Kryeministri.