Një moment qesharak ka ndodhur gjatë mbledhjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku pritet të merret vendimi për 47 kandidatët që kanë probleme me ligjin.

Teksa kryetarja e KQZ’së, Valdete Dakaj ia dha fjalën Drejtorit të Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim, Alim Rama i Vetëvendosjes pyeti nëse mund të flasë.

“Ani a je ti drejtor a Ylli”, iu drejtua Daka Ramës, përgjigje e cila shkaktoi të qeshura në sallë.

Momentin mund ta ndiqni rreth minutës së 17’të.