Shkollat

A janë gati komunat që t’i hapin shkollat?

Drejtor i arsimit në komunën e Ferizajt, Afrim Llabjani, ka deklaruar se sot janë takuar me Ministrin e Shëndetësisë, Ramë Likaj, me të cilin kanë diskutuar rreth asaj se çfarë do të ndodhë me fillimin e vitit të ri shkollor.

Ai për Klan Kosova u shpreh se nga ministri janë njoftuar për tre skenarët e mundshëm, për të cilat Llabjani tha se presin që t’i zbatojnë.

“Si komunë jemi prekur shumë nga COVID-19 dhe duhet të jemi të kujdesshëm nga kjo. Duhet të bëjmë një hap ku nuk do të dëmtohet shëndeti i fëmijëve dhe as mësimdhënësve.

“Me siguri se gjatë këtyre ditëve do të jemi në bashkëveprim të ngushtë me ministrinë e arsimit që mësimin ta fillojmë ashtu si është më së miri”.

“Unë personalisht jam për t’u hapur shkollat sepse arritja e planprogrameve  mësimore nuk mund të arrihet pa kthimin e nxënësve në bankat shkollore, por duhet pasur kujdes dhe parasysh rrethanat”, u shpreh Llabjani