Ismajl Dibrani

A iu gjet ndonjë litar Granit Plavës në qelinë e burgut? Kjo është përgjigja e drejtorit Dibrani

Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismajl Dibrani, ka mohuar të jetë gjetur ndonjë litar në qelinë e Granit Plavës.

Ai ka thënë se gardianët e kanë vërejtur se Plava e kishte dëmtuar batanijen, por që nuk ka pasur ndonjë tentim për ta lënduar veten.

“Jo. Ka pasur një tentim nga ai i burgosur për ta dëmtuar batanijen në dhomë, në momentin që është hetuar, stafi ka arritur dhe e ka larguar batanijen nga dhoma dhe është zëvendësuar. Nuk ka pasur as tentim për vetëlëndim e as vetëvrasje, në momentin që është vërejtur se batanija është dëmtuar, reagimi ka qenë nga stafi. Sepse këta persona po trajtohen me rrezikshmëri të lartë. Niveli i sigurisë është ngritur”, deklaroi më tutje Ismajl Dibrani për Nacionalen.