A iu bashkua LDK-së Doarsa Kica? – Flet Lumir Abdixhiku

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka folur për media pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së partisë.

Ai tha se sa i përket kalimit të deputetes Doarsa Kica-Xhelili në Grupin Parlamentar të LDK-së, do të bëhet e ditur me kohë nga vet Lidhja Demokratike e Kosovës. Abdixhiku tha se e vlerëson integritetin dhe profesionalizmin e deputetes Doarsa Kica-Xhelili.

“Kam thënë edhe më parë që deputetja Doarsa Kica-Xhelili është një nga deputetet profesioniste që Kuvendi ka, ajo ka treguar integritet dhe ne kemi thënë se jemi të hapur për profesionistët më të mirë që ka Kosova. Për çdo informacion, në këtë çështje dhe të tjera do të merrni vesh nga LDK në kohën e duhur”, tha ai.

Ai tha po ashtu se njerëz që kanë kredibilitet do të shkojnë në LDK.

“Prandaj, ne besojmë që këta njerëz do të vijnë në LDK, s’po flasim për grupe por për individë me kredbilitet që i shtojnë vlera LDK-së”, tha Abdixhiku.