A ishte Lufta e Dytë Botërore “fat i mirë” për shqiptarët?

Sot shënohet 76 vjetori i Lidhjes së Dytë të Prizrenit.

Lidhja e Dytë e Prizrenit ishte thirur me qëllim të ruajtjes etnike dhe bashkimit të shqiptarëve.

Kjo lidhje ishte bërë gjatë kohës sapo zhvillohej luftë e ashpër botërore e cila filloi në vitin 1939-1945.

Në këtë Kongres të udhëhequr nga Komiteti Ekzekutiv, me në krye Musa Shehun, morën pjesë gjithsej 45 delegatë të zgjedhur nga të gjitha trevat shqiptare, si: Asllan Boletini, Shefqet Shkupi, Qazim Bllaca, Tahir Zajmi, Pjetër Vuçaj, Sheh Hasnai, Qemajl Balila, Hivzi Meraku, Luk Simoni, Haxhi Fahrija, dhe Sokol Dobroshi.

Ballkani.info ka kontaktuar me historianin, Jeton Sallahu i cili dha interpretimin e tij në lidhje me këtë ngjarje historike.

“Zhvillimi i Luftës se Dytë Botërore (1939-1945) pati pasoja pèr mbarë njerëzimin pothuajse, kjo për faktin se u vranè miliona persona, njëashtu sikurse që u bënë dëme tè mèdha materiale. Sidoqofte, për shqiptarët këtej Drinit ishte një mundësi zhvillimi. Kjo duket paradoksale, megjithate është e vërtet. Fjalen e kemi për atë se pushtuesit italiano-gjerman pranuan zhvillimin e derdikushëm të kulturës shqiptare, me fjalë tjera përdorimin e Flamurit Kombètar, hapjen e shkollave shqiptare e tjerë e tjerë. Në këtë drejtim ideja e ripèrtrirë e Lidhjes sè Prizrenit e njohur si Lidhja e Dytë e Prizrenit ishte organizatë që u organizua nga një numër i atdhetarève shqiptarë që nën fashizmin synonin çlirimin e gjitha tokave shqiptare në Ballkan dhe bashkimin me Shqiperinë. Pa ekzistimin e Shqipèrisë Natyrale. Porse, rrjedha e Lufës sè Dytë Botèrore, respektivisht fundi i saj e pamundesoi realizimin e programit tè Lidhjes në fjalè”, tha Sallahu.

Pas luftës së dytë botërore përsëri Kosova ra nën pushtimin jugosllav deri në vitin 1999 ku Kosova u çlirua. /Ballkani.info/

loading…