Ditë më parë u publikua një dokument ku tregonte një “kontratë” në vitit 2001 në mes nën-kryetarit të tashëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufcës dhe shefit të ish-shërbimit informativ të Kosovës (SHIK).

Sipas dokumentit, Glauk Konfjuca, ishte angazhuar në sektorin e përpunimit të të dhënave dhe paga e tij ishte 150 marka.

Poashtu, Fadil Lepaja ceket si dëshmitar i rastit në këtë dokument. Ky i fundit ka reaguar përmes një njoftimi në Facebook.

“I nderuar z. Kryeprokuror, Ju ftoj që, urgjentisht, qysh sot, të fillojë procedura, të bëhet ekspertizë dhe zhvillohen hetimet e nevojshme për të konstatuar se kush e ka prodhuar dhe kush qëdron prapa këtij “dokumenti” të falsifikuar që është shpërndarë tinëzisht, e së fundmi edhe përmes mediave, duke keqpërdorur kështu emrin tim dhe duke shpifur për prezencën time në ngjarje për të cilat në asnjë mënyrë nuk jam në dijeni”, ka shkruar Lepaja.

Ai e ka demantuar këtë dokument, duke kërkuar madje që ky rast të hetohet sa më shpejt.

Shërbimi Informativ i Kosovës (SHIK) kishte përfunduar misionin në viitn 2008 dhe ishte shpallur i mbyllur nga shefi i këtij shërbimi, Kadri Veseli. /Ballkani.info/

Postimi i plotë:

loading…