A ishte e planifikuar nga produksioni dalja e Big Mama’s nga BBV?

24 Dhjetor, 202122:18

Sot gjatë ditës është raportuar se Big Mama do largohet nga shtëpia.

Në një intervistë për lajmi.net, ish-fituesi i “Big Brother Albania”, Vesel Kurtishaj tregoi se është venë bast me disa nga ish-banorët se Big Mama do lë sonte shtëpinë.

Kurtishaj tha se Big Mama largohet pas tri javësh, që i bie sonte, 24 dhjetor dhe kështu ndodhi.

“Po, e vumë bast live në instagram me një ish banor të “Big Brother VIP” që thoshte se Big Mama është në finale, ndërsa unë thashë që nuk rri më shumë se 3 javë. Sot, me datë 24 bëhen 3 javë që ka hy Bigu mbetet të shihet a do e fitoj bastin 😜”, tha ai për lajmi.net.

Dalja e Big Mamës vërteton se hyrja dhe dalja e saj në shtëpi ka qenë marrëveshje me produksioni.