A ishte Chuck Norris në trazirat në Kongresin Amerikan?

Fotoja e një protestuesi që dukej si Chuck Norrisi u bë virale në Internet dhe nxiti dyshime nëse ishte vërtet aktori amerikan.

Pas dyshimeve dhe shkrimeve në disa media, ka reaguar menaxheri i aktorit.

“Ky nuk është Chuck Norrisi. Ai ndodhet në Texas me familjen e tij”, ka thënë Eric Kritzeri, menaxher i Chuck Norrisit.

Dyshimet ishin më të mëdha pasi Norrisi në vitin 2016 kishte dalë publikisht në mbështetje të Trumpit.