A ishte Albin Kurti në UÇK? Çfarë kishte deklaruar Sylejman Selimi

Një deklaratë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për listat e veteranëve ka rikthyer në vend debatin për kontributin në UÇK. Ramush Haradinaj e ka kërcënuar shefin e Qeverisë me protesta, derisa nga PSD-ja e kanë cilësuar Kurtin si një veteran të rrejshëm përmes një aksioni që kanë zhvilluar.

Por çfarë kishte thënë ish-komandanti i UÇK-së, Sylejman Selimi, rreth kontributit të Albin Kurtit në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Në një intervistë për ATV kur ishte pyetur nëse Kurti ka qenë pjesë e ushtrisë, Selimi kishte thënë se normalisht që Kurti ishte pjesëtar i UÇK-së dhe kishte pohuar se ishin takuar disa herë gjatë luftës.

“Normal që Albin Kurti ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ne jemi takuar disa herë gjatë luftës me të. Nuk po me pëlqen debate që është duke ndodhur me figura të rëndësishme të UÇK-së”, kishte thënë Sylejman Selimi.