A ia çoi gishtin e mesëm Rita Ora Serbisë?

Serbia sot hoqi reklamat e një firme perëndimore nga billboardët në qytetet e saj vetëm pse aty ishte fytyra e kosovares Rita Ora

E pas kësaj dite Rita Ora postoi disa foto në Instagram ku në njërën prej saj ajo shihet se e ka të çuar “gishtin e mesëm”.

Megjithatë, ajo ka një mesazh për ditën e hënë, e cila konsiderohet një ditë paksa monoton pasi që vije pas pushimit në vikend.

“F*$¥in Monday’s” (q….. të hënat), ka shkruar ajo.

Megjithatë, Rita duket se është në pushime dhe se është duke u argëtuar por shumëkush e ka interpretuar këtë gjë si një gjest të këngëtares në drejtim të Serbisë, pasi që ata hoqën disa nga reklamat e një firme, ku fytyrë zyrtare e saj është Rita Ora.

loading…