A i tuboi Haga partitë politike?

Të shtunën e patën ditën e fundit për thirrje.

Që ajo të arrijë të sa më shumë qytetar, dy organizatorët e marshit për drejtësi, Eliza Hoxha e Ismail Tasholli thirrën mediat në konferencë.

Por, veç thirrjes për bashkim, në mbështetje të ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që nga e hëna do të nisin gjykimin në Hagë, pati edhe jo pak falënderime për ata i janë bashkuar kësaj nisme.

Këto falënderime mbase nuk ishin për Lidhjen Demokratike të Kosovës, që të paktën publikisht ende nuk e ka mbështetur këtë organizim. Megjithatë, edhe këta u ftuan të marshojnë.

Derisa, për Lëvizjen Vetëvendosje që në shkrimin ku ftuan qytetarët për marshin në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, përmendën me emër vetëm ish-deputetin e tyre që gjendet në Hagë, Hoxha tha se edhe një emër është arsye për të marshuar.