Anketa

A i përfaqëson gjithë shqiptarët kënga “Mora Fjalë” apo vetëm shqiptarët e Kosovës?

Kënga “Mora Fjalë” e interpretuar nga Shkurte Fejza dhe dedikuar Adem Jasharit, u bë himni i çdo përballje që skuadra shqiptare e futbollit kaloi deri në kualifikim e në Evropian.

Gjatë kësaj faze, jo të pakta ishin mendimet e kritikat se kjo këngë me gjithëpërfshirjen e shqiptarëve, nuk ishte himni më i përshtatshëm për të shoqëruar Kombëtaren e Futbollit dhe argumentet dhe arsyetimet ishin nga më të ndryshmet.

Barometri sjellë këtë herë përmes gjetjeve të tij mendimin e qytetarëve në lidhje me këtë këngë dhe shoqërimin e ndeshjeve të kombëtares me të.

Sipas Euronews, shumica e tyre (86 % ) shprehen se e kanë dëgjuar këngën “Mora Fjalë” dhe përsëri shumica (70,7) % mendojnë se ajo i përfaqëson të gjithë shqiptarët. Kurse 27.4 % thonë se i përfaqëson vetëm shqiptarët e Kosovës.

BONUS VIDEO: Kosova po vazhdon të armatoset, në radhë janë anti-tankët e fuqishëm, Javelinët amerikanë