“A i keni ra pishman për atë që keni fol për Skënderbeun dhe për Vjosa Osmanin?” – Ja si përgjigjet Feraj

Këshilltari i kryeministrit Albin Kurtit, Hysamedin Feraj është pyetur nëse është pishman për atë që ka shkruar për Skënderbeun dhe për Vjosa Osmanin.

“A i keni rënë pishman që keni shkruar në librat e juaj se “rrymat e Skenderbeut kanë qenë prosllave” dhe për deklaratën se Vjosa Osmani është e shkolluar në “shkollën e nacionalizmit serbo – grek?”, ishte pyetja që iu shtrua Ferajt në emisionin “Context” në ATV.

Ish-kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, refuzoi të përgjigjej për deklaratën që kishte dhënë për Osmanin, derisa këshilloi personat prezentë në studio që ta lexojnë librin dhe të mos nxiten nga titujt e mediave, pasi sipas tij janë tituj dashakeqës.

“Për sa i takon Skënderbeut mos u nisni nga titujt e mediave, tituj dashakeqës të nxjerrë nga çdo kontekst dhe e treta, librin lexojeni”, tha Feraj.

Ndryshe, deklaratat e Ferajt për figurën e Skënderbeut janë kritikuar gjithherë. Vlen të theksohet ajo kur thoshte se Skënderbeu kreu masakra mbi myslimanët.

“Gjergj Kastriot Skënderbeu kishte kryer masakra mbi myslimanët të cilët s’pranon të bëheshin të krishterë” – ishte deklarata e Ferajt.